Telegrafi

Berlusconi: Milani, klubi më i suksesshëm në histori

“Unë i premtova presidentit Martinelli se do t’ia dërgoja Milanin tim në Panama. Ne jemi klubi më i suksesshëm në histori të ekipeve, me më shumë tituj ndërkombëtar dhe unë jam presidenti që ka fituar më së shumti. Ekipi që është i dyti është Real Madridi dhe emri i presidentit është Santiago Bernabeu. Ata ia lanë emrin stadiumit në nderë të tij, por ai ka fituar vetëm gjysmën e trofeve që i kam fituar unë”.

“Unë do të jem president i Milanit edhe për 25 vite tjera dhe për këtë dua të fitoj më shumë tituj. Një ditë, unë do ta dërgoj Milanin tim në Panama, por dua t’ia bëj me dije presidentit se nuk do të jetë i kënaqur me rezultatin”, deklaroi Berlusconi për Tuttosport. /Telegrafi/