Telegrafi

Berlusconi merr një vendim, tifozët e Milanit do gëzohen

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka pranuar se është koha që ai të largohet nga klubi.

Berlusconi shumë i kritikuar në vitet e fundit nga tifozët e Milanit po e ndjen se pas 30 vitesh qëndrimi në krye të klubit ka ardhur koha që të largohet.

“Mendoj se pas 30 vitesh është koha që unë të largohem”.

“Por, unë dua të lë te Milani dikë që do ta bëjë klubin protagonsit në futbollin italian dhe botëror, dikush që do të sigurojë se do të investojë secilin vit shumë të holla”, deklaroi Berlusconi. /Telegrafi/


bike trails