Telegrafi

Berlusconi: Leonardo duhet të qëndrojë

“Balotelli? Nuk ekziston garë mes Interit dhe Milanit për të dhe nuk e njoh atë mirë. Kam thënë që ka një fytyrë të mirë, sidomos kur e vesh fanellën kuqezi”, u shpreh Berlusconi.

Më pas ai komentoi për raportet që thoshin se Leonardo mund të largohet në fund të sezonit.

“Unë shpresoj se ai do të qëndrojë. Ndonjëherë ka mosmarrëveshje mes meje dhe tij, por nuk është logjike që t’i zbulojmë ato. Në dialogun tim me trajnerin unë gjithnjë e mbroj pozitën time dhe ai të tijën. Unë vuaj kur shoh se skuadra po pëson disfata, sepse unë jam njeriu që duhet të investojë”, deklaroi Berlusconi. /Telegrafi/