Telegrafi

Berlusconi: Leonardo do të largohet

Tashmë një kohë të gjatë spekulohet se edhe pse Leonardo ka edhe një vit marrëveshje me Milanin, ai do të largohet. Megjithatë këto vazhdimisht janë mohuar nga Adriano Galliani.

“Po, ai do të largohet. Kush do të jetë trajneri i ri? Janë duke u zhvilluar negociata të caktuara, nuk mund të them asgjë më shumë…”, thuhet të ketë thënë Berlusconi.

Besluconi po ashtu ka thënë se ka bërë tifo për Interin në Ligën e Kampionëve, ashtu siç do të bënte për ‘çdo klub italian’. /Telegrafi/