Telegrafi

Berlusconi largohet nga spitali, përgatitet për fushatë zgjedhore

A

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi doli sot nga spitali i Milanos, ku ai kishte një operacion për shkak të problemeve me zorrë dhe tha se ishte gati të vazhdonte fushatën para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të planifikuar për 26 maj.

“Tani jam mirë. Isha i frikësuar”, u tha Berlusconi (82) gazetarëve pasi kishte dalë nga spitali ku ishte operuar më 30 prill.

Berlusconi, një lider i qendrës së djathtë Forca Italia, tha në fund të marsit se do të kandidojë për zgjedhjet evropiane, pasi dëshiron të luftojë për BE-në e bashkuar, e cila është besnike ndaj vizionit të themeluesve të saj.

Ish-kryeministri u ndalua nga kryerja e funksioneve publike për pothuajse pesë vjet për shkak të evazionit fiskal.

Gjykata vitin e kaluar, duke përmendur sjelljen e tij të mirë, vendosi që ai mund të kandidojë përsëri.