Telegrafi

Berlusconi kërkon qëndrimin e Ronaldinhos

La Gazzeta dello Sport pohon se idetë e ndryshme rreth të ardhmes së Ronaldinhos kanë shkaktuar konfuzion, duke e lënë Milanin dhe vetë Dinhon në udhëkryq. Shitja e Ronaldinhos do t’i kursente Milanit hiç më pak se 16 milionë euro, gjë të cilën e kërkojnë Galliani dhe Allegri. Por, përkundër faktit se vetë kishte thënë se do të duhet të ulen pagat e futbollistëve, Silvio Berlusconi është i gatshëm t’ia japë atë që do Ronaldinhos, vetëm e vetëm që ai të qëndrojë.

Los Angeles Galaxy, Flamengo dhe Olympiakos janë duke ofruar kontrata luksoze për Ronaldinhon, kurse Berlusconi shpreson ta mbajë atë në San Siro. Një pjesë e hierarkisë së Milanit mendon se shitja e Ronaldinhos do të mund të ndihmonte në transferimin ose të Ibrahimovicit ose të Luis Fabianos. Lukas Podolski shihet si alternativë e Klaas-Jan Huntelaar që pritet të largohet. Të gjitha këto çështje pritet të bisedohen kur Roberto De Assis të takohet me zyrtarët Rosoner. /Telegrafi/