Paolo Berlusconi ka kërkuar durim në lidhje me shitjen e Milanit, pasi vëllai i tij Silvio të riaftësohet nga operacioni në zemër.
Presidenti i Milanit gjatë kësaj jave ka hyrë në një operacion në zemër në mes të bisedimeve për blerjen e klubit nga investitorët kinezë, teksa vëllai i tij kërkon durim.
“Le t’i japë atij kohë të shërohen, pastaj mendoni për të ardhmen e Milanit. Situata e futbollit, dhe e Milanit është e lidhur plotësisht me ardhjen e investitorëve aziatik dhe paratë e naftës”, ka thënë Berlusconi në një intervistë për Milan Channel.
“Nëse ai vendos të shesë Milanin, do të jetë vetëm me kusht që personi që vjen t’ia kthej lavdinë ekipit, duke e bërë edhe një angazhim financiar për të investuar dhe për të forcuar ekipin”, deklaroi vëllai i Silvios.
“Tifozët rosoner duhet të jenë të qetë, sepse ju siguroj se shitja do të jetë vetëm për ata që mund të na bëjnë të madh përsëri. Ndërsa, nëse ai vendos të mbajë Milanin, ajo do të marrë pak kohë për të rindërtuar një Milan italian dhe të na sjellë përsëri në nivele të larta”, përfundoi Paolo. /Telegrafi/