Telegrafi

Berlusconi Jr: Duhet ta transferojmë Balotellin

“Balotelli? Ai është një talent i vërtetë, i çmendur në vrap. Unë kërkoj nga tifozët që të kenë durim dhe të kenë besim në babanë tim, që u ka dhënë atyre shumë kënaqësi”.

“Allegri? Nuk e njoh mirë, por nga ajo që kam parë, unë e shoh një stil ‘allegro’ të lojës. Milani është një pjesë e zemrës së babait tim. Unë kam besim të plotë në të dhe e ndaj gjithë atë që bën ai. Unë nuk i vë në pikëpyetje vendimet e tij sepse kur flas me të për Milanin, unë flas si tifoz”, deklaroi Berlusconi Junior. /Telegrafi/