Telegrafi

Berlusconi i pakënaqur me transferimin e Mancinit

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Milani kompletoi huazimin e anësorit të Interit me mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit.

“Vërtet nuk e kam kuptuar atë lëvizje. Ai është edhe një trequartista, ndërsa ajo që ne kemi nevojë është një i cili i përfundon gjërat duke shënuar gola. Për më shumë, ai ka luajtur pak në dy vitet e fundit. Nuk pajtohem me këtë nënshkrim dhe ia kam thënë këtë Adriano Gallianit”, ka thënë kryeministri italian, i cili është në vizitë në Izrael./Telegrafi/