Site icon Telegrafi

Berlusconi hospitalizohet në Monaco

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u shtrua urgjentisht në një spital në Monaco.

Mjeku i tij personal, Alberto Cangrilo, tha se ish-kryeministri ishte në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Pas një vizite rutine të mjekut, ai vendosi ta transferonte në një spital aty pranë sepse nuk mendonte se do të ishte e mençur ta sillej në Itali, e cila është 15 kilometra, shkruan dailyexpress.

Ende nuk dihet nëse problemet me zemrën janë kapërcyer, raporton agjencia italiane ANSA.

Ndryshe, 84-vjeçari kohë më parë ishte trajtuar në spital edhe për coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version