Site icon Telegrafi

Berlusconi heziton sërish, shtyhet shitja e Milanit

Shitja e Milanit te një grup investitorësh kinezë është shtyrë, pasi presidenti Silvio Berlusconi akoma nuk është i vendosur se çfarë do të bëjë.

Kreu i Rossonerëve është në bisedime për të shitur 70 për qind të aksioneve të klubit në vlerë prej 400 milionë eurosh, mirëpo ai heziton ta nënshkruajë marrëveshjen.

Shitja është dashur të ndodhte brenda dy muajsh, mirëpo Corriere della Sera raporton se Berlusconi e ka ngadalësuar procesin, sepse e ka të vështirë ta lë klubin në duart e dikujt tjetër.

Shtyrjet e këtilla nuk janë asgjë e re për shitjen e Milanit, pasi ngjashëm ndodhi edhe me Bee Taechaubol dhe në fund nuk ndodhi asgjë.

Berlusconi është pronar i klubit që nga viti 1986. /Telegrafi/

Exit mobile version