Site icon Telegrafi

Berlusconi gjen investitor për Milanin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është takuar me disa investitorë britanikë për tu shitur një pjesë të vogël të aksioneve.

Rossonerët janë duke kërkuar investitorë të rinj, ndërsa tash e një kohë janë në bisedime për t’i shitur 48 për qind të klubit për 480 milionë euro te tajlandezi Bee Taechaubol, por që ka ngecje te bisedimeve.

Sipas Gazzetta dello Sport klubi tashmë është duke kërkuar që të gjejë investitorë të pas dyshimeve me Mr Bee.

Sipas kësaj gazeta të hënë Berlusconi është takuar me disa investitorë britanikë për t’i futur në klub.

Milan më shumë është i interesuar të futet në tregun aziatik dhe të gjejë investitorë të kësaj natyre, ose edhe investitorë kinezo – amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version