Superylli i Babastars, Getoar Selimi do të sjellë shumë shpejt projektin e tij të ri.
“Berlusconi” u konfirmua si projekti i ri i Getit pak ditë më parë, e cila në fillim e solli atë në fabulën e një ujku, e më pas është shndërruar në Berlusconin.
Ujku dhe Berlusconi, çfarë lidhje kanë?
Sipas burimeve të Telegrafit pranë reperit, mësohet se projekti do të jetë një manifest i rëndë hip hopi, me një tekst që adhurues të hip hopit nuk e kanë dëgjuar nga reperi që prej dissit masiv “Ma i madhi n’ven 2”.
Kënga është realizuar në studion e Kico Beats dhe është e finalizuar tërëisht, teksa aktualisht po mbahen xhirimet e videoklipit të ri.
Xhirimet e klipit po realizohen në Tiranë nga Max Production dhe klipi pritet të publikohet shumë shpejt.
Edhe pse u mendua se Geasy e mbylli vitin me superhitin “Ajo” në bashkëpunim me Majk, duke i përshëndetur të gjithë për vitin 2017 me një postim në Instagram, duket se bosi i Babastars ka rezervuar një befasi tjetër për këtë fundvit. /Telegrafi/