Telegrafi

Berlusconi formon parti të re

Në të mendohet se do të bëjnë pjesë dhe ish funksionare të partisë Forca Italia, tashmë të shkrirë pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat larguan nga pushteti pasanikun e mediave italiane.

Lajmi për lëvizjen më të re politike të Berlusconit është bërë i ditur gjithashtu edhe nga agjencia e lajmeve Ansa.

Mësohet se ish kryeministri tashmë ka nisur mbledhjen e më shumë se shtatë milionë firmave, për konfirmimin e kërkesës së tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me këtë fushatë Berlusconi do të imponojë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Me gjithë nuk ekziston një bazë ligjore për këtë, periudha legjislative aktuale zgjat rregullisht deri në vitin 2011. /a1tv/