Vetëm disa orë na ndajnë nga përfundimi i epokës së Silvio Berlusconit te Milani.
Megjithatë ka mundësi tjera që italiani të vazhdojë të jetë pjesë e klubit kuqezi.
Sipas La Stampa, kinezët dëshirojnë që Berlusconi të jetë president i nderit te Milani, ashtu siç është Massimo Moratti te Interi.
Pronarët e rinj i kanë dhënë katër ditë kohë atij të vendos dhe mundësitë janë të mëdha për një përgjigjeje pozitive, pasi ajo është edhe dëshira e tifozëve, të cilët janë të lidhur shpirtërisht me Berlusconin.
Ndërsa për pozitën e drejtorit sportiv është duke u folur për Marco Fassone, Roberto Cappelli dhe Marco Patuanon.
Shitja e Milanit është e sigurt se do të mbyllet përfundimisht brenda javës. /Telegrafi/