Milani i Vincenzo Montellas e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion në Serie A.
‘Rossonerët’ sot do të përballen me një kundërshtar shumë të vështirë siç është Fiorentina.
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se numri një i kuqezinjve, Silvio Berlusconi është i kënaqur me klubin.
“Me Berlusconin kam folur në ditët e para. Ai kishte në mendje një skuadër tërësisht italiane dhe sigurisht që është i lumtur për atë që kishte menduar paraprakisht dhe sepse gjërat po ecin në këtë sens”, deklaroi Montella.
“Dy fitoret janë harruar që tani, jemi të përqendruar tek e tashmja dhe te një ndeshje më e vështirë, sepse Fiorentina vjen nga sezone të rëndësishme”.
“Vështirësia është shumë e madhe. Gjëja më e rëndësishme do të jetë të shohim se me çfarë vazhdimësie po rritet skuadra jonë”.
“Rikthimi në Firenze? Kam kaluar tre vite të bukura. Largimi im është karakterizuar nga sinqeriteti. I shpjegova klubit se nuk kisha më motivim për të vazhduar dhe cikli im atje duhej mbyllur”, përfundoi Montella. /Telegrafi/