Site icon Telegrafi

Berlusconi ende nuk ia jep Milanin blerësve kinezë

Shitja e klubit të futbollit italian Milan për investuesit kinezë serish është shtyrë edhe pse më herët ishte bërë e ditur se transaksioni do të përmbyllet të premten.

Përfundimi i transaksioneve së pari ishte planifikuar për dhjetor, por kompania e Berluskonit “Fininvest” dhe “Sino-Jurop Sport” nga Kina arritën marrëveshje për një shtyrje tremujore, andaj finalizimi i marrëveshjes ishte caktuar për 3 mars.

Nënpresidenti i Milan, Adriano Galiani ka deklaruar në takimin e aksionarëve se “kushtet e marrëveshjes nuk janë përmbushur kështu që përmbyllja e saj nuk mund të bëhet siç ishte planifikuar fillimisht”, transmeton Kosovapress.

Përfaqësuesi i aksionarëve të vegjël Guisepe Scala ka akuzuar pronarin më të madh “Fininvest” se nuk është transparent dhe kërkoi nga klubi që në mënyrë të hapur të ndajë informacionet.

“Fininvest” ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjes, e cila do të mundësonte shitjen, ndërsa data e re për pajtimin final pritet të bëhet pas 31 marsit.

Sipas marrëveshjes, vlera e Milan është fiksuar në 740 milionë euro, ndërsa investuesit kinezë tashmë kanë paguar 200 milionë euro si depozitë. Berluskoni ka kërkuar nga investuesit që në tri vitet e ardhshme të shpenzojnë edhe 350 milionë euro për përforcimin e klubit.

Klubi i futbollit Milan ka qenë 18 herë kampion i Italisë dhe shtatë herë kampion i Evropës. Berluskoni është pronar i Milan që 30 vjet.

Exit mobile version