Site icon Telegrafi

Berlusconi e do Milanin, por thotë se ndjen dhimbje stomaku kur e sheh ekipin

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai ende e do klubin e tij.

Edhe pse me formacion të gabuar, Berlusconi thotë se ai ndjen dhimbje të barkut.

Manjati mediatik e ka shitur klubin te investitorë të ndryshëm kinezë në prill të vitit të kaluar, por vazhdon të japë mendimet e tij për situatën e Rossonerëve.

Ai tash thotë se ndjen dashuri për klubin, por se ka dhimbje stomaku sa herë sheh formacionin e gabuar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Milani

“Shitja e Milanit ishte zgjidhje e paevitueshme, në futbollin e parave të naftës”.

“Unë gjithmonë e mbaj Milanin në zemrën time, unë mbetem fans i madh, edhe kur i shoh duke luajtur me formacion të gabuar ndjej dhimbje barku”, potencoi Berlusconi.

Milani ka mposhtur Crotonen minimalisht ndeshjen e fundit në San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version