Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u ka thënë lojtarëve kuqezinj gjatë një mbledhje me sponsorët që të luajnë mirë, përndryshe nuk do t’i paguajë.
Ai këtë e ka bërë pas ndeshjeve zhgënjyese të kuqezinjve këtë sezon.
“Nuk mund të bëjmë më këtë figurë… Nuk ju paguaj. Provoni të hapni gjyq. E dini që një proces civil në Itali zgjat 8 vjet”, është shprehur Berlusconi.
Video është xhiruar disa muaj më parë gjatë këtij sezoni, raporton La Repubblica.
Milani mund ta shpëtoj sezonin duke triumfuar në Kupën e Italisë ku luan përballë Juventusit. /Telegrafi/