Site icon Telegrafi

Berlusconi dëshiron ta sheh Ibrahimovicin të rikthyer në Itali, me fanellën e Milanit me numër 9

Silvio Berlusconi dëshiron ta sheh Zlatan Ibrahimovicin të rikthyer në Itali, me numrin 9-të mbi supe me fanellën e Milanit.

Sulmuesi suedez aktualisht është pa skuadër, pasi e mbylli aventurën e tij me Manchester United.

“Ibrahimovic? Do të doja ta shihja si Rossoner përsëri”.

“Ai është i vjetër, por kush nuk është? Do të doja ta shihja te Milani me fanellën me nume 9-të”.

Kur luante në të kaluarën te Milani e kishte fanellën me numër 11.

Ish kryeministri i Italisë, i ka dalë në mbrojtje edhe Gianluigi Donnarumma.

“Shpresoj që investitorët kinezë janë duke punuar në rrugën më të mirë dhe ta bëjnë një skuadër të fortë për ta hedhur në fushë”.

“Donnarumma? Lojtarët janë profesionit tani. Po të ishim ne aty do ta gjenim rrugën që ai të qëndronte”.

“Ai është shumë i mirë, si 18 vjeçar me oferta 100 milionëshe”, ka thënë Berlusconi. /Telegrafi/

Exit mobile version