Site icon Telegrafi

Berlusconi: Balotelli ka fytyrë rosonere

Sulmuesi i ri i Interit sërish iu dha shkas mediave për të përfolur një kalim të mundshëm te Milani, pasi veshi fanellën kuqezi në një emision humoristik italian.

Balotelli është i pëlqyer nga radhët e Milanit ndërsa është në raporte jo të mira me trajnerin e Interit, Jose Mourinho.

“A do ta veshë Balotelli në të ardhmen fanellën kuqezi? Nuk e di, mos më pyetni mua për këtë. Por sido që të jetë, ai ka një fytyrë simpatike, fytyrë rosoneri”, ka thënë Berlusconi. /Telegrafi/

Exit mobile version