Telegrafi

Berlusconi: Allegri i duhur për Milanin

Allegri arriti në San Siro në fund të sezonit të kaluar nga Cagliari si zëvendësim për të shkarkuarin Leonardo.

“Ai duket sikur të ishte një yll filmash, por në fakt ai është një trajner i shkëlqyeshëm. Ne shohim gjëra në të, që e bëjnë atë një person ideal për të drejtuar këtë ekip. Ai ka vetëm një mision, të fitojë çdo garë në të cilën luajmë”, ka thënë Berlusconi.

“Ne duhet gjithmonë të jemi drejtues në fushë, në lëvizjen e lojës, të mbledhim fitore në një mënyrë argëtuese dhe spaktakolare”, ka shtuar kryeministri italian. /Telegrafi/