Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është rikuperuar nga coronavirusi.
Ky informacion u zbulua nga një burim i afërt për reutersin. Manjati i medias kaloi gjysmën e parë të shtatorit në një spital në Milano dhe më pas u karantinua në shtëpi.
Siç u tha, testi i ri për coronavirus ishte negativ dhe tani po pret rezultatet e një testi tjetër për konfirmimin përfundimtar, transmeton Telegrafi.
Politikani 84-vjeçar, u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë gjatë qëndrimit në Spitalin San Raffaele në Milano.
Ai nuk do të jetë i pranishëm në dasmën e djalit të tij më të vogël, Luigit, i cili gjithashtu ishte i infektuar me virus muajin e kaluar, por po mendon të shkojë në një darkë familjare sonte.
Berlusconi besohet të jetë infektuar me coronavirus gjatë pushimeve në Sardenjë, i cili qytet bregdetar regjistroi një numër të madh infeksionesh gjatë verës. /Telegrafi/