Telegrafi

Berlini: Rrezik për sulme kimike terroriste

Qeveria federale gjermane dhe agjencia kundër krimit paralajmërojnë, në një raport, kundër rrezikut për sulme të mundshme kimike nga ana e terroristëve, shkruante sot e përditshmja “Bild”.

Atentatorë islamikë kanë për qëllim dhe janë në gjendje të sigurojnë dhe të përdorin sasi të mëdha substancash kimike”, shkruan BKA (Policia Federale Gjermane) në këtë dokument.

Si objektiva të mundshme cilësohet uji i pishëm ose ushqimet.