Telegrafi

Berlini po ofron një atraksion të ri – një luhatëse 120 metra mbi tokë me një pamje panoramike

Berlini i Gjermanisë po ofron një atraksion të ri.

Për 24,90 euro, vizitorët e Berlinit ngjiten në çatinë e hotelit Park Inn, vendosin një litar sigurie dhe ulen në luhatësen 120 metra mbi sheshin ikonik Alexanderplatz të qytetit, duke e shijuar pamjen panoramike të monumenteve ikonike si Porta e Brandenburgut.

Pavarësisht lartësisë, organizatori Andy Hoefer siguron që gjithçka ka të bëjë me argëtim.

“Është vetëm luhatje”, tha Hoefer. /Telegrafi/