Site icon Telegrafi

Berlini nuk lejohen hapjen e kapitujve të rinj për Beogradin

Është e mundur që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) të mos hapet asnjë kapitull i ri në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Union, thonë jozyrtarisht përfaqësuesit e qarqeve diplomatike për gazetën Danas.

Sipas mediumit serb, në rast se anëtarët e BE-së nuk japin dritën jeshile për hapin tjetër në rrugën evropiane, do të jetë “kryesisht reflektim i pakënaqësisë së Berlinit për ngecjen e vërejtur të demokracisë, pra përparimin e pamjaftueshëm të Beogradit në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me shtetin e ligjit”.

Lexo po ashtu Grenell: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator

Jovana Spremo, këshilltare për çështjet e integrimit në BE në Komitetin e Juristëve për të Drejtat e Njeriut – Yukom, dhe koordinatore e Grupit Punues të Konventës Kombëtare të BE-së për Kapitullin e 23-të, pohon se ekziston mundësia që mos të vazhdohet me hapjen e kapitujve të rinj për shtetin serb deri në fund të vitit, transmeton Telegrafi.

“Gjermania, si një nga vendet që themeloi BE, vë në plan të parë vlerat mbi të cilat bazohet Unioni, dhe ato janë respektimi i dinjitetit njerëzor, të drejtat dhe liritë e njeriut, ndërtimi i demokracisë, barazisë dhe respektimi i shtetit të së drejtës, pra gjithçka ku Serbia vitet e fundit ka ngecur”, tha ajo.

Gjithashtu pretendohet se Gjermania, e cila mban presidencën e BE-së deri në janar, nuk është “e lumtur” për faktin se zyrtarët serbë “dukshëm janë kthyer kah Shtetet e Bashkuara” në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Lexo po ashtu Vuçiq: Serbia nuk është në pozitë që të refuzojë takimin në Amerikë

Theksojmë se këshilltari i presidentit të SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se zyrtarët e të dyja shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington.

Ndryshe, duhet kujtuar që asnjë kapitull i ri i bisedimeve nuk është hapur deri në qershor të këtij viti, ndryshe nga praktikat e viteve të kaluara të Brukselit zyrtar. /Telegrafi/

Exit mobile version