Turqia duhet të qëndrojë në NATO, pavarësisht krizës mes Ankarasë dhe disa vendeve evropiane, por aleatët nuk duhet gjithsesi të braktisin kundërshtarët e qeverisë turke, deklaroi për median ministrja gjermane e Mbrojtjes.
“Turqia nuk na lehtëson misionin brenda NATO-s”, u shpreh Ursula Von der Leyen, ndërsa Ankaraja është indinjuar prej dy javësh kundër ndalimit de facto në Evropë të disa ministrave për të marrë pjesë në takime elektorale pro-Erdogan me praninë e diasporës turke.
“Por askush nuk duhet të imagjinojë se një Turqi jashtë NATO-s do të na dëgjonte më mirë, do të ishte më lehtë bashkëjetesa me të, që Turqia të vijojë të qëndrojë në NATO”, paralajmëroi Von der Leyen në një intervistë dhënë për median.
Më saktë, për të anëtarët e NATO-s janë një aleancë, të cilët mund të diskutojnë më lehtësisht parimet e tyre në lidhje me demokracinë e hapjen e shoqërisë, sesa në mesin e polemikave. /kp/