Telegrafi

Berlini kushtëzon ndihma të reja për Greqinë

Në rast se do të duhet të merren masa të tjera për t’i ardhur në ndihmë Greqisë, një ndihmë e re do të parashikohej vetëm me tre kushte, detajoi zëdhënësi, Martin Kotthaus.

"Masa shtesë nga ana e Greqisë, veçanërisht në drejtim të politikës fiskale, një plan tepër konkret, tepër të prekshëm dhe transparent privatizimesh, dhe së treti është e rëndësishme që sektori privat të marrë përsipër përgjegjësitë", u shpreh ai.

"Se në ç’formë nuk mundem ende ta them", shtoi ai, por nëse sektori publik jep më shumë se ç’ka lejuar deri tani, është evidente që edhe huadhënësit privatë duhet të marrin pjesë, dhe Berlini ka pritshmëri të mëdha në këtë drejtim. /Telegrafi/