Telegrafi

Berlini kthen 30 ushtarë – kore raciste dhe antisemitike në Lituani

Rreth 30 ushtarë gjermanë do të tërhiqen nga shërbimi në Lituani dhe disa do të pushohen nga puna pasi po akuzohen për dërgimin e parullave raciste dhe antisemitike.

Ata dyshohen gjithashtu për ngacmime seksuale, njoftoi sot një zëdhënëse e ushtrisë gjermane, raportoi reuters.

Trupat janë në Lituani si pjesë e një misioni të NATO-s për të mbrojtur vendin Baltik, si dhe Letoninë dhe Estonin.

SPIEGEL më parë raportoi se disa ushtarë gjermanë ishin aq të dehur në hotel saqë policia ushtarake duhej të ndërhynte dhe një hetim i mëvonshëm përcaktoi që ushtarët kënduan një këngë ditëlindje për udhëheqësin nazist Adolf Hitler në një nga tubimet e mëparshme.

Përveç shkeljes së betimeve, ushtarët u akuzuan për “fyerje mbi baza racore dhe antisemitike dhe për shfaqjen e sjelljes ekstremiste”.

Ata arrijnë nesër në Gjermani. “Një sjellje e tillë është, jo vetëm e papranueshme, por një turp për të gjithë ne”, shtoi zëdhënësja. /Telegrafi/