Qeveria e Gjermanisë ka inkurajuar Maqedoninë dhe Greqinë të zgjidhin detajet në lidhje me çështjen e emrit dhe të arrijnë marrëveshje.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Maria Adebarch, para takimit të Nikos Kotzias dhe Hajko Maas ju ka bërë thirrje Athinës dhe Shkupit që të shfrytëzojnë “mundësinë historike” për të arritur marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Adebarch ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Greqisë, kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve në vitin 2016, por gjithashtu edhe për çështjen ndërkombëtare siç janë bisedimet për emrin me Maqedoninë.
Në Bruksel takim kanë realizuar edhe Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët pas takimit thanë se marrëveshja varet nga kryeministrat e dy vendeve të cilët pritet të kenë bisedë telefonike në fund të javës./Telegrafi/