Telegrafi

Berlin: Dyshime për bombë në konferencën e OSBE-së, ku po merr pjesë edhe Kosova (Foto)

Ndërtesa në Berlin të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e OSBE-se me mbi 300 përfaqësues të shteteve anëtare të saj, përfshirë edhe ministra, është evakuuar pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Në këtë Konferencë janë duke marrë pjesë edhe një delegacion i Kosovës, me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësues të bizneseve.