Etrit Berisha nuk ka luajtur aq sa dëshiron këtë edicion me Lazion në Serie A.
Portieri i Kombëtares shqiptare është zgjedhja e dytë e Lazios pas Federico Marchettit i cili ka pasur një formë të luhatshme.
Por prishtinasi ka folur për kritikat dhe lëvdatat që merr nga tifozët bardh e kaltër.
“Shumë tifozë mendojnë që jam i zoti, të tjerë mendojnë që jam kot. Edhe më të mirët në botë kritikohen. Për mua rëndësi ka të luaj sa më mirë që kam mundësi”.
Portieri i kombëtares sonë ka folur edhe për emocionet e të luajturit në një stadium të rëndësishëm si ‘Olimpico’. “
Kur mbërrita këtu, isha pak nervoz, sepse pashë shumë tifozë. Më pas u mësova, sepse shokët dhe trajneri më kanë ndihmuar shumë”.
“Gjithmonë luaja në mesfushë, por një herë kur isha 7-8 vjeç mungonte portieri ynë, e zëvendësova dhe trajneri më la në atë pozicion”, tha Etriti. /Telegrafi/