Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha serbët e Kosovës, vazhdojnë të jenë populli më i manipuluar në rajon.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, tha se “dikur manipuloi Millosheviqi për llogari të ambicieve të sëmura që kishte me vizita e fjalime në Gazimestan. Të njejtën gjë po e bënë edhe Vuçiqi me vizitën e sotme në veri të Kosovës”.
Postimi i plotë i deputetit Berisha:
“SERBËT, POPULLI QË POLITIKANËT E TYRE I “NGREHIN PËR HUNDE”
Serbët vazhdojn të jen pupulli më i manipuluar në Kosovë dhe rajon!
Dikur manipuloi Millosheviqi për llogari të ambicjeve të smura që kishte me vizita e fjalime në Gazimestan…!
Të njejtën gjë po e bënë edhe Vuçiqi me vizitën e sotme në veri të Kosovës.
Emruesi i pêrbashkêt i këtyre vizitave është që serbët përdoren “mishë për topa” nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit.
A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë?”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/