Telegrafi

Berisha vizitoi fëmijën e parë të lindur këtë vit në Tiranë

Pasi u interesua për shëndetin e nënës dhe të fëmijës, Berisha i uroi familjes dhe fëmijës së parë të lindur në këtë maternitet jetë të gjatë, mbarësi dhe shëndet.

“Në traditën time takimin e parë e bëj me një të sapolindur. Noemi ishte një vajzë e mrekullueshme, një bukuroshe e vogël me të cilën Shqipëria do të krenohet. E ëma e saj ishte shumë mirë, shumë e gëzuar për Noemin dhe së bashku me Lilin i uruam shumë gëzime, shëndet, mbarësi familjes. Por, nuk ka mbarësi më të madhe në këtë botë sesa një çift i ri që nis vitin, minutën e parë me një fëmijë”, ka thënë kryeministri Berisha.

Ai ka thënë se fëmijën e parë të lindur këtë vit, që është në Elbasan, do ta takojë kur të inaugurojë tunelin atje.

“Edhe natyra edhe Zoti ka rregullat e veta. Të gjithë prindërit e tyre, të gjithë prindërve të Shqipërisë, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, qytetarëve të këtij vendi i uroj një vit me shumë gëzime, me shumë mbarësi dhe i uroj që ky të jetë viti më i miri që ata kanë njohur në jetën e tyre”, ka thënë tha kryeministri shqiptar. /Telegrafi/