“Varet ende është herët, sepse nuk kam menduar për atë. Mendoj se kam qëndruar gjatë në Kosovë, edhe pse nuk kam menduar të rri kaq shumë. Por, tani pasi kam qëndruar kaq shumë dëshiroj ta fitoj titullin e Kampionit”
“Ka pak mundësi që do të rri në Kosovë, pres që ky të jetë viti im i fundit këtu, por ndoshta do të kem ndonjë arsye personale sikur këtë vit, e që më ka shtyrë të qëndroj këtu”, ka deklaruar Dardani ekskluzivisht për Telegrafin.
“Mendoj se për karrierën time duhet të shkoj jashtë në ndonjë ligë më të fortë, por kurrë nuk i dihet”, potencoi ai. /Telegrafi/