Site icon Telegrafi

Berisha: Vdekja e Dr. Gazmend Shaqirit humbje për shëndetësinë mbarëkombëtare

Ali Berisha, zv.ministër i Shëndetësisë, me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e Prof. Dr. Gazmend Shaqirit, themeluesit të Kirurgjisë vaskulare në Kosovë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me vdekjen e Dr. Shaqirit, Shëndetësia kosovare dhe mbarëkombëtare sot humbi njërin prej të parëve të Mjekësisë moderne.

Postimi i plotë i Berishës:

“Pikëllues lajmi për vdekjen e Prof. Dr. Gazmend Shaqirit, themeluesit të Kirurgjisë vaskulare në Kosovë!

Shëndetësia kosovare dhe mbarëkombëtare sot humbi njërin prej të parëve të Mjekësisë moderne i cili me shumë mund, insistim, sakrificë e vetmohim në rrethana jo të lehta për Kosovën dhe pozitën e popullit të saj të vujatur nën regjimin serb dhe jugosllav, arriti që të ndërtonte baza të shëndosha në themelet e Kirurgjisë Vaskulare!

Faleminderit për të gjitha profesor! Kosova dhe brezat ta kanë borxh!

U prehsh në paqe!”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version