Përkundër disa ofertave që ka, mbrojtësi mitrovicas thotë që do t’i mbetet besnik skuadrës mitrovicase.
“I kam tri oferta në duar, por do të qëndroj edhe më tutje te Trepça ’89. Me këtë skuadër kam kontratë deri në muajin qershor të vitit 2014, ndaj do të vazhdoj të luaj këtu”, deklaroi ai për gazetën Arena.
Të kujtojmë që reparti defensivë i skuadrës së Trepçës ’89 këtë sezon nuk është treguar i fort sa edicionin e kaluar, pasi që në 17 ndeshje ka pranuar 16 gola, apo gati mesatarisht një gol për ndeshje. /Telegrafi/