Sulmuesi shqiptar Besart Berisha ka vazhduar të shënojë në kampionatin e Australisë.
Në ndeshjen e javës së 24-të, skuadra e Berishës, Melbourne Victory ka luajtur baras 1-1 në shtëpinë e saj ndaj Newcastle Jets.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, kur shënoi sulmuesi Kito në pjesën e parë.
Ndërkohë për barazim u kujdes super Besart Berisha i cili realizoi gol në minutën e 57-të.
Goli ndaj Newcastle Jets, ishte i 16-ti këtë edicion për Besart Berishën i cili ka edhe tre asistime.
Pas këtij barazimi, Melbourne Victory ndodhet në pozitën e gjashtë me 34 pikë, tetë më pak se lideri WS Wanderers, me të cilën skuadër do të takohen javën e ardhshme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-z4a2D6qkIw