Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka cilësuar zgjedhjet lokale në Kosovë si një sukses që duhet t’i shërbejnë si frymëzim Shqipërisë.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjedhjet ishin një sukses i vërtet i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj.
“Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa si fitues të zgjedhjeve, por dhe të gjitha forcat politike dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje që i bënë nder Kosovës”, tha Berisha.
Postimi i plotë në Facebook:
“Zgjedhjet Lokale ne Kosove, nje sukses qe duhet te frymezoje Shqiperine!
Te dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet lokale. Keto zgjedhje, per fushaten, proceduren e votimit, garen e lire, administrimin e votes ishin nje sukses i vertet i demokracise se re te Kosoves dhe mbare qytetareve te saj.
Me kete rast dua te uroj perzemersisht Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa si fitues te zgjedhjeve, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatet qe moren pjese ne keto zgjedhje qe i bene nder Kosoves.
Gjithashtu dua te theksoj se zgjedhjet ne Kosove duhet te frymezojne si nje model i standarteve nderkombetare edhe forcat politike ne Shqiperi ne teresi dhe dhunuesit kongenital te zgjedhjeve dhe votes se lire; Edvin Kristaq Ramen dhe partine e tij kanabiste. Dhe njehere urime Kosoves!! Sb” (sic), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/