Telegrafi

Berisha ultimatum klubit, nëse nuk luan më shumë kërkon largimin

MARSEILLE, FRANCE - OCTOBER 25: Valon Berisha of SS Lazio in action during the UEFA Europa League Group H match between Olympique de Marseille and SS Lazio at Stade Velodrome on October 25, 2018 in Marseille, France. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Valon Berisha ka kompletuar vitin që lamë pas transferimin tek skuadra e njohur italiane Lazio.

Por aventura e tij te Lazio nuk ka shkuar siç e ka menduar vetë futbollisti nga Kosova.

Fillimisht Berisha u përballë me disa lëndime, por me tu kthyer nga to nuk ka qenë një titullar te Lazio.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka luajtur vetëm në 10 takime, pesë në kampionat dhe pesë të tjera në Ligën e Evropës, kryesisht nga banka rezervë.

Valon Berisha . (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Hapësirat e pakta kanë bërë që Berisha ta humbas durimin me klubin.

Mediat italiane kanë raportuar se ylli i Kosovës i ka vënë ultimatum klubit, t’i japin më shumë hapësira ose ta lejojnë largimin e tij.

Kujtojmë që Lazio për transferimin e Berishës kishte paguar tetë milionë euro tek RB Salzburg. /Telegrafi/