Site icon Telegrafi

Berisha u takua me ministren Tahiri

Ish – kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha përmes Facebookut ka njoftuar se sot është takuar ministren për dialog të Kosovës, zonjën Edita Tahiri.

Berisha ka thënë se me të ka biseduar zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë ndërsa Tahiri më njohu mbi ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi, transmeton Koha.net.

“Bashkëbisedueses i shpreha bindjen se rekomandimi për liberalizimin e vizave është një akt shumë i rëndësishëm për interesat kombëtare dhe shpreha pikëpamjen time që qeveritë e dy vendeve tona, sapo të firmoset përfundimisht heqja e vizave, duhet të arrijnë marrëveshjen për shtetësinë”, ka shkruar Berisha.

Në takim, ka shkruar ndër të tjera ish – kryeministri, shpreha brengen time për mungesën e një progresi real substancial ne marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Exit mobile version