Telegrafi

Berisha: Turizmi në rritje

Në kohët moderne këto vende po tërheqin turistë gjithnjë e më shumë dhe kryeministri Berisha është i kënaqur që numri i tyre po rritet çdo vit.

Sipas tij, vetëm në tetë ditët e para të gushtit në Shqipëri kanë hyrë 430 mijë vizitorë ose 16 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kryeministri Berisha e shpjegon gjithçka me infrastrukturën e rindërtuar të Shqipërisë, për të tërhequr sa më shumë turistë.

“Ne kemi shumëfishuar investimet në zonat turistike me dhjetëra e dhjetëra herë, por dua të theksoj se investimi më i madh i bërë në historinë e këtij vendi, rruga e kombit, është shndërruar gjithashtu në një levë arkimedi për turizmin shqiptar. Kjo rrugë po rrit me shpejtësi marramendëse fluksin turistik në të gjithë ultësirën bregdetare dhe bregun e Jonit”, tha kryeministri shqiptar Sali Berisha /Telegrafi/