Telegrafi

Berisha: Turizmi i kaloi paratë e eksporteve

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku sipas tij, gjatë dy muajve të fundit është shënuar një vërshim i madh turistësh drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet.

"Turizmi është shndërruar sot në degën kryesore të ekonomisë të këtij vendi. Në rast se në 7 muaj pati 1 miliard dollarë nga eksportet, të ardhurat nga turizmi janë më të mëdha", tha kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Sipas tij, vetëm në tunelin e Kalimashit kanë kaluar më shumë se 15 mijë turistë brenda pak ditësh.

Berisha u shpreh se një ndër faktor për këtë vërshim të turistëve është bërë padyshim infrastruktura rrugore, por edhe përmirësimi i faktorëve të tjerë. /agjencitë/telegrafi/