Bernard Berisha po i tregon cilësitë e tij edhe në kampionatin rus.
Mesfushori kosovar ka qenë titullar për skuadrën e tij Anzhi Makhachkala në udhëtim tek Terek Grozni.
Anzhi ka pësuar edhe një humbje, por kësaj radhe me rezultat të ngushtë 3-2.
Ndërkohë në golin e dytë asitues ishte reprezentuesi kosovar Bernard Berisha.
Berisha në këtë takim luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa kujtojmë se që prej transferimit në Rusi ai ka një gol dhe dy asistime. /Telegrafi/