Telegrafi

Berisha thotë se Prishtina po kthehet

E morri drejtimin e skuadrës dy javë më parë dhe në dy ndeshje radhazi ka arritur gjashtë pikë.

Fadil Berisha është në rrugë të mirë që nga ndihmës trajneri të bëhet shpëtimtari i Prishtinës.

Në dy takime Berisha ka triumfuar me skuadrën e tij përballë Gjilanit me rezultat të njëjtë 1-0.

“Prishtina ngadalë po kthehet. Djemtë sot janë angazhuar maksimalisht, kemi dominuar tërë lojën, e ku kemi mundur të japim edhe dy gola tjera, kemi pasur raste, mirë po kaq ishte dhe në pesë minutat e fundit jemi koncentruar më shumë në mbrojtje”.

“Dallimi në mes dy ndeshjeve të fundit është se, në Prishtinë Gjilani është mbyllur dhe e kemi pasur vështirë t’i dërgojmë topat në thellësi, kurse këtu luajtën më hapur dhe i dënuam. Se a kemi shpëtuar nga play-auti, ka kohë, përgjigjemi më vonë”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/