Ish- kryeministri dhe ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë idetë për ndarjen e Kosovës.
Berisha ka thënë në televizionin T7, se “për herë të parë, problemin e ndarjes së Kosovës e kam dëgjuar në vitin 1992”.
“Nga fundi i vitit 1992, dhe në vazhdim shumë herë”, ka shtuar Berisha.
Ai ka kujtuar se Greqia asokohe, e udhëhequr nga kryeministri Konstantinos Mitsotakis, ka pasur plan për ta copëtuar Kosovën.
Plani për ndarjen e Kosovës është ringjallur më 2005, ka treguar ish-udhëheqësi shqiptar.
Berisha ka thënë në T7 se për copëtimin e Kosovës është folur atë vit në Selanik, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit, më pak se një muaj pasi ai ishte bërë kryeministër i Shqipërisë.
“Ishte ofertë e Vuk Drashkoviqit”, ka kujtuar Berisha, duke iu referuar shkrimtarit e politikanit serb.
“Kam refuzuar në mënyrë kategorikë. Thash se nuk e pranoj një variant të tillë, sepse është variant i Serbisë së Madhe”, ka theksuar ai.