Telegrafi

Berisha: Thaçin po e shantazhon dikush, prandaj është në gjendje të bëjë kompromise

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheq një njeri që ka qëndrueshmëri, duke vlerësuar se presidenti i Kosovës, nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr këtë proces.

“Ky proces duhet të udhëhiqet nga njerëz të vendosur, sepse Hashimi nuk përton të thotë se më ka mashtruar Bashkimi Evropian sikur për Gjykatën Speciale”.

“Dyshoj se Hashimit me këtë Gjykatën Speciale po i rri dikush në kokë, dikush po e shantazhon dhe prandaj është në gjendje të bëjë kompromise”, ka thënë Berisha në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Tash nuk është ai Hashimi që ka qenë në Rambujesë, sepse prej atij procesi kanë kaluar 20 vjet. Atje mbrapa e ka pas Albright”.

Përpos dialogut, Berisha ka folur edhe për rrëzimin e mundshëm të Qeverisë Haradinaj, duke thënë se tash për tash nuk ka kush ta bëjë këtë.

“Edhe ta rrëzojë s’ka kush, pasi që opozita nuk është unike. Edhe LDK brenda nuk është unike sa i përket dialogut. Një nënkryetar thotë ashtu, tjetri kështu, tjetri i thërret në shtëpi ua çet nga një çaj thotë ndryshe”.

“Duhet të kenë argumente të besueshme, por me lojëra të paradrekes dhe pasdrekes, unë nuk bie në atë nivel. Jo që s’ka gabime kjo qeveri, por duhet me qenë bindëse për mua dhe opinionin iniciativa për rrëzimin e saj”, tha Berisha.