Site icon Telegrafi

Berisha: Thaçi, kontribuesi kryesor për themelimin e Gjykatës Speciale (Video)

Avokati Besnik Berisha, ka theksuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një lloj shantazhi gjatë viteve të fundit, nga ana e akterëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, Berisha ka thënë se Thaçi ka qenë njëri nga kontribuuesit kryesor të themelimit të dhomave të specializuara, kur ka qenë në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës.

“Të tjerët e shantazhojnë atë, duke i thënë se tash është koha e tij për tu përgjigjur në këtë gjykatë. Ai në deklarimet e tij që ka bërë para pak ditësh, dhe me pas  e demantoi, ka thënë se ka marrë premtime, në rast se themelohet Specialja, do të anëtarësohet këtu ose atje. Ndoshta atij personalisht i janë dhënë këso premtime, mirëpo për institucionet e Kosovës nuk ka pasur premtime të tilla”, ka shtuar Thaçi./Telegrafi/

Exit mobile version