Site icon Telegrafi

Berisha: Të ndryshohet përmbajtja e ligjit për FSK-në

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rrustem Berisha, ka theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet t’i marrë detyrat e reja.

Ai në Kuvendin e Kosovës ka theksuar se është e domosdoshme të ndryshohet përmbajtja e ligjit, përmes së cilit sipas tij, do të ndryshohej misioni dhe organizimi i FSK-së.

“Ka shumë ushtri që nuk e kanë emrin ushtri, por që janë shumë të njohura. FSK-ja ka nevojë t’i marrë detyrat shtesë në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial. FSK do të marrë gradualisht përgjegjësi për mbrojtjen e vendit. Kjo forcë duhet të aftësohet për të përmbushur misionin e ri. Kjo forcë duhet të krijoj kapacitetin e nevojshëm për përmbushjen e misionit”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version