Site icon Telegrafi

Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin e pengut Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të qëndrojnë të bashkuar kundër vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson Bashën si një person të marr peng, teksa thekson se vendimi i tij është anti-statutor.

“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, asnjë largim nga radhet e saj por të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha. Rroftë Partia Demokratike e Shqiperisë!”, ka shkruar ai.

Ky është vendimi i parë prej se Basha e largoi Berishën nga Grupi Parlamentar në Kuvend.

Exit mobile version